Maldinit i besohet përsëri pozita e drejtorit teknik

Projekti i legjendës italiane vazhdon në “San Siro”
Paolo Maldini ka pranuar të mbetet në detyrën e tij aktuale, si drejtor i klubit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Fabrizio Romano.
Paolo Maldini has accepted AC Milan proposal, he will stay as club director after winning Serie A title – contract signed and deal now in place, same for sport director Massara 🔴⚫️🤝 #ACMilan
Milan will now focus on top targets in their transfer list after signing Divock Origi.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2022
Sipas tij, oferta e klubit erdhi pas sukseseve dhe kontributit të dhënë në kampanjën e Milanos në triumfin e Serisë A.
Kontrata thuhet se është nënshkruar, madje duke e përfshirë edhe drejtorin sportive, Massara.

Tani, kampioni i Italisë do të fokusohet në transferet e tyre për këtë afat kalimtar, në mënyrë që të mbesin konkurrentë të fortë edhe edicionin e ardhshëm.
Njëri nga ta është edhe Divock Origi, që pas tij do të vijnë edhe emra të tjerë. /Shqip.com