Sport Ndërkombëtar

Maldini deklarohet pas eliminimit të Milanit

Paolo Maldini është treguar një zotëri i vërtetë dhe pranon eliminimin, teksa shprehet se Interi e meritoi plotësisht kualifikimin.

“Luajtëm më mirë se ndeshjen e parë, por ata dy gola kushtëzuan sfidën. Dalim me kokën lart dhe duhet ta pranojmë që Interi është me meritë në finale”, tha drejtuesi i Milanit.

Kuqezinjtë kanë humbur katër derbit e fundit ndaj Interit, teksa Maldini pranon edhe diferencën mes dy skuadrave.

“Kemi humbur katër ndeshje dhe të them të drejtën, nuk ka pasur garë, pasi na kanë dominuar. Nuk kemi ekip për dy gara dhe këtë e dinë edhe drejtuesit. Tani të kthehemi nga kampionati, pasi duam zonën Champions”, tha Maldini.

/Shqip.com