Lajme Ballkan

Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtetin e Shqipërisë.

Një 70 vjeçar nga Fieri ka gjetur vdekjen pasi që është përplasur nga ana e një makine.

Sipas njoftimit të Policisë së shtetit shqiptar, shtetasi E. Zh.31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë, raporton Abcnews.

Po ashtu është bërë e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

/Shqip.com