Lajme

Makina përfundon në kanal, lëndohen katër persona në Lezhë

Sot gjatë ditës së shtunë, në Lezhë të Shqipërisë një makinë ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.

Siç ka raporuar Abc News, dyshohet se ngjarja kishte ndodhur kur vozitësja e makinës ka tentuar që t’i shmangej goditjes së një veture me ç’rast ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Persona të rastësishëm ndihmuan të plagosurit për të dalë nga makina që po mbushej me ujë dhe njoftuan ambulancat dhe policinë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./Shqip.com