Lajme

Makina humb kontrollin, përfundon në lumin Shkumbin

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Ura e Marrushit” e cila njihet si zona me rrezikshmëri shumë të lartë.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa ka qenë i vetëm në automjet.

/Shqip.com