Lajme

Makina godet 12-vjeçaren në Himarë

Sot gjatë sitës së hënë është raportuar për një aksident trafiku në Himarë në të cilin një makinë ka goditur një 12-vjeçare.

Sic ka raportuar Abc News, Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Potam ndërsa, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë për të cilin ka raportuar Abc News.

Tutje, thuhet se në vendngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Shqip.com