Teknologji Auto

Makina amerikane merr çmimin evropian

Jeep Avenger
Jeep Avenger

Prodhuesi amerikan i automjeteve Jeep mori çmimin e Makinës Evropiane të vitit 2023 në panairin e makinave që po mbahet në Bruksel të Belgjikës.

Është seria e SUV-it të emëruar Avenger ajo që ia mundësoi kompanisë amerikane të marrë këtë çmim.

Pika më interesante është se Avenger mund të gjendet vetëm në vende të zgjedhura të Amerikës së Veriut dhe në Evropë, pasi prodhuesi mendon se automjeti është shumë i vogël për të lëvizur në SHBA.

Gazetarët nga më shumë se 20 vende kanë dhënë votat për këtë model.

Jeep grumbulloi 328 pikë në total dhe mori votat e 21 anëtarëve të jurisë që e renditën atë të parin.

Avenger kaloi modelin ID dhe Buzz të Volkswagen dhe Nissan Ariya.

Gazetarët dhanë këto arsye kur e votuan këtë model: është praktik, i rehatshëm, kompakt, lehtë në ngasje dhe të bënë të ndjehesh sikur je në një SUV shumë më të madh.

Jeep dëshiron që 100% e të ardhurave na shitjet në tregun evropian, të vijnë nga automjetet elektrike deri në vitin 2030 dhe gjysma e të ardhurave të saj në Amerikën e Veriut nga automjetet elektrike.

Avenger do të jetë i disponueshëm diku në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa

/Shqip.com