Sport Ndërkombëtar

Makhachev, kampion i ri në UFC

Luftëtari nga Dagestani, Islam Makhachev e ka fituar titullin e UFC-së, në peshën e lehtë kundër Charles Oliveiras.

Makhachev e dominoi luftën qysh nga fillimi i meçit dhe se e detyroi brazilianin që të dorëzonte duelin me tri prekje në shenjë dorëzimi.

“Gjithë jetën jam lutur shumë për këtë moment. Që i vogël jam lutur për këtë. E dija se kjo nuk do të ishte një luftë e lehtë. E dija se ai do të ishte i kujdesshëm ndaj aftësive të mia në mundje, kështu që e dija se ai nuk mund të shtynte shumë”, tha Makhachev pas ndeshjes.

Përndryshe ai shihet si pasardhës i frontit të ish-kampionit Khabib Nurmagomedov, i cili kishte përmbysur dominimin e McGregor.

Me këtë fitore ai shkon në 10 ndeshje pa humbje.

/Shqip.com