Sport Shqiptar

Majlinda, Distria e Nora, kolonelet më të reja të Ushtrisë Shqiptare

Sot zyrtarisht xhudistët tona, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë bërë pjesë e Ushtrisë së Shqipërisë.

Kampionet olimpike janë graduar sot përmes një ceremonie ushtarake.

Ceremoninë zyrtare e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa trajneri i tyre, Driton Kuka ka bërë një postimi në “Facebook” ku është shprehur krenar.

/Shqip.com