Rozë

Majku ka një porosi për ata që dëshirojnë të dalin në klube

Reperi, Majk

Reperi i njohur, Majk së fundi është duke i vazhduar mbrëmjet e tij muzikore gjatë turit verore, i cili është shumë i ngarkuar me data, shkruan SHQIP.

Ai ka treguar se tashmë është vaksinuar dhe çdo gjë ka shkuar në rregull pa ndonjë pengesë.

Reperi në Instagram ka postuar disa fotografi nga momenti i vaksinimit, ku më që rast i ka bërë thirrje të gjithë personave tjerë që të vaksinohen.

“ Për gjithë ju që doni me shku në klub, vaksinohuni”, ka shkruar Majk.

Ndërsa në anën tjetër, Majk është shumë aktive duke sjell projekte te reja muzikore.

Projekti i tij i fundit është bashkëpunimi më Ledri Vulën që dy muaj më parë, këngë kjo e cila numëron mbi 18 milionë klikime./SHQIP.com