Rozë

Majk ia kthen ‘diss’-in Don Xhonit

Majk dhe Don Xhoni

Majk dhe Don Xhoni siç duket nuk i kanë raportet e mira.

Kjo pasi Majk i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi, ka realizuar ‘freestyle’-n e tij, me anë të cilit i ka bërë ‘diss’ disa reperëve të tjerë.

Ai në një pjesë të saj ka thumbuar reperin nga Drenica.

Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.

“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.

Reperi, Majk

“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”

Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:

“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Don Xhoni

Kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri diss edhe Majk dhe Getoarit. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.”

Mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Don Xhoni./SHQIP.com