Rozë

Majk dhe Geti paralajmërojnë bashkëpunimin e radhës

Majk dhe Geti

Geti dhe Majk siç duket janë duke vazhduar trendin që kanë tashmë e disa vite.

Kjo pasi ata tashmë kanë paralajmëruar projektin e tyre më të ri, i cili do të jetë bashkëpunim.

Lajmi u bë e ditur nga vet Majk në postime në Instagram.

“Rap Deniro dhe Al Pacino”, ka shkruar ai sipër kësaj fotografie ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për ndjekësit.

Ndryshe ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka treguar se kënga e tij nuk ka qenë diss për asnjë reper.

Kjo pasi në media është përfolur se një pjesë e saj flet për reperin nga Drenica, Don Xhoni./SHQIP.com