Lajme

Maji muaj i pushimeve – këto janë festat zyrtare

Ilustrim

Muaji prill është karakterizuar si muaj ku punëtorët e sektorit publik kanë pasur më shumë pushim gjatë ditëve të punës.

Kjo si rezultat i festave zyrtare të cilat kanë rastisur të jenë në ditë pushimi, e të njëjtat janë kompensuar në ditë pune.

Por, hiç më ndryshe nuk do të jetë as muaji maj, shkruan SHQIP.com.

Më 2 maj që i bie ditë e hëne, do të pushohet për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Pushim do të jetë edhe më 3 maj ditë e martë për shkak të Festës së Bajramit të Madh.

Një e hënë tjetër po ashtu do të jetë pushim, kjo për shkak të Ditës së Evropës që shënohet më 9 maj.

Grafika e ditëve të pushimit për muajin prill dhe maj

Në Kuvendin e Kosovës shumë herë është futur si pikë e rendit të ditës ndryshimi i kalendarit të festave zyrtare por për shkak të mungesës së deputeteve të komunitetit serb kjo pikë e rendit të ditës nuk ka dal në votim e as në diskutim.

Për ndryshim-plotësimin e ligjit për festat zyrtare nevojiten 2/3 e votave të deputeteve shqiptar dhe 2/3 e votave të komuniteteve tjera./Shqip.com