Maignan, portieri më i mirë në Serie A

Mike Maignan ka fituar Çmimin Portieri më i mirë në Serie A, pas një sezoni të jashtëzakonshëm debutues me Milanin.
26-vjeçari iu bashkua “Kuqezinjve” nga Lille verën e kaluar, në një marrëveshje me vlerë rreth 15 milionë euro në total, për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumma që u largua drejt Paris Sain Germain.
Ai ka vazhduar të shkëlqejë ndërsa Milani po përpiqet për titullin e parë të ligës, pas më shumë se një dekadë.
🧤 Magic 🦅 ha spiegato le sue ali, arrivando a parare tiri impossibili, difendendo la porta del @acmilan @mmseize è il Miglior Portiere di questa #SerieATIM💎#WeAreCalcio pic.twitter.com/wWlB3vy6FY
— Lega Serie A (@SerieA) May 20, 2022
Siç është njoftuar nga Serie A, Maignan i është dhënë titulli i portierit më të mirë të Serie A, pas sezonit të tij të fortë debutues me Milanin.
Francezi ka pranuar 21 gola dhe ka mbajtur 16 herë portën e paprekur në 31 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shkëlqyer edhe pse humbi gjashtë ndeshje për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës./Shqip.com