Sport Ndërkombëtar

Maignan: Harrojeni Donnarummën, tani nis historia ime

Mike Mignan gjatë prezantimit te AC Milan

Epoka Donnarumma te Milani ka përfunduar pas 6 sezonesh, pasi gardiani italian vendosi të transferohej te Paris Saint Germain, ndërsa portën e kuqezinjve tani do ta mbrojë francezi, Mike Maignan, shkruan Shqip.com

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka treguar si nisën negociatat për transferimin te Milani dhe emocionet e ditëve të para të punës nën urdhrat e Piolit, teksa ka garantuar se do të bëjë të harrohet Donnarumma.

Te Milani është bërë gjithmonë një punë shumë e mirë me portierët, por natyrisht që edhe Donnarumma ka bërë mirë punën e tij. Tani nis historia ime dhe jam gati të bëj maksimumin”, ka shtuar francezi.

Tutje ai ka folur edhe për momentin e transferimit të tij te “Rossonerët”.

“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme kur mora telefonatën nga Maldini dhe ndonëse isha i përqendruar të bëja më të mirën me Lille, çuam përpara negociatat. Pritëm edhe ecurinë e situatës së Donnarummës, teksa në momentin e duhur nënshkruajta kontratën. Më kontaktuan edhe nga Roma, por zgjodha të luaj për Milanin.”

Maignan ka folur edhe për ditët e tij të para në kampin stërvitor të Milanit

“Jam pritur shumë mirë dhe kam ndjerë menjëherë një atmosferë shumë të bukur. Seria A është shumë impenjative dhe mund të përmirësohem edhe më shumë, por puna e portierit ka mbetur pak a shumë e njëjtë. Sigurisht që kërkohen aftësi në lojën me këmbë, por detyra kryesore mbetet në presësh në portë.”

I pyetur për diferencën mes Galtier, trajnerit të Lille dhe Polit, trajnerit të Milanit, ai dha këtë përgjigje:

Është e vështirë të bësh krahasime mes tyre, pasi janë dy trajnerë që përgatisin shumë intensivisht skuadrën dhe kanë ide të qarta për lojën. Na pret një sezon shumë impenjativ, ku do të synojmë të bëjmë sa më mirë dhe duhet ta përballojmë me intensitet e përqendrim maksimal.”

Derisa për fund ai ka komentuar edhe Didën, i cili është trajner portierësh te skuadra italiane.

Ka qenë një portier i madh, që ka bërë gjithashtu një karrierë të jashtëzakonshme, ndaj është kënaqësi që do të stërvitem nga ai. Jam i sigurt që do të më ndihmojë të përmirësohem edhe më shumë.”

Mike Maignan ka kompletuar transferimin e tij te Milan nga Lille për 15 milion euro plus bonuset./Shqip.com