Sport Ndërkombëtar

Mahrez hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Pas golit të shënuar ndaj RB Leipzig, në barazimin 1-1 të Manchester Cityt, në Champions League, Riyad Mahrez bëhet pjesë e historisë së kësaj gare.

Mahrez u bë afrikani i pestë në histori që shënon 20 gola në Champions League.

Më herët këtë shifër golash në Champions League e kanë arritur Mohamed Salah e Drogba, që kanë arritur kuotën e 44 golave.

Samuel Eto’o numëron 30 gola në Champions League, Sadio Mane që ka shkuar në 27 gola dhe tashmë Mahrez që arriti shifrën e 20 golave.

/Shqip.com