Sport Ndërkombëtar

Maguire: Nëse do luaja keq nuk do isha startues

Harry Maguire

Paraqitjet e tij në fushën e gjelbër po kritikohen nga shumë njohës të futbollit.

Teksa, edhe në rrjetet sociale shumë herë ka qenë viral – me videot e postuara nga fansat – duke u tallur me të.

Por, njëjtë nuk mendon edhe vetë protagonisti, Harry Maguire.

Në një intervistë për “Sky Sports”, kapiteni i Manchester United – ka deklaruar se nëse do luante keq – nuk do të ishte në formacionin startues.

“Unë nuk do të luaja çdo ndeshje për Manchester United në 11-shën fillestare nëse do të luaja keq çdo ndeshje ose nuk do të luaja mjaft mirë”, tha ai.

Teksa, shtoi se “ka një arsye pse të dy trajnerët më kanë futur në 11-shën kryesore çdo ndeshje.Por unë gjithashtu e kuptoj që unë jam kapiteni i këtij klubi, kam kushtuar shumë para dhe kur gjërat nuk po shkojnë shumë mirë dhe ne po pranojmë gola, unë do të kritikohem”.

Not fit' - Manchester United hero tears into Harry Maguire after first half  vs Liverpool - Manchester Evening News
Harry Maguire

29 vjeçari ka zhvilluar 28 paraqitje në këtë sezon të Premierligës, teksa ka realizuar një gol.

Ai kishte zbarkuar në “Tetarin e Ëndrrave” në vitin 2017, kurse “Djajtë e Kuq” patën paguar për të – plot 87 milionë euro.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro, teksa ka kontratë me United deri në vitin 2025. /Shqip.com