Maguire i padëshiruar në Man United
Publikuar:
(02.06.2023 08:06:31)

Harry Maguire pritet të largohet nga Manchester United.
Ten Hag ka nisur të bëjë listën e lojtarëve që nuk i ka për sezonin e ardhshëm dhe një nga ata në listë është Maguire.
Sipas raportimit të ‘AS’, klubi anglez është i gatshëm t’i paguajë atij pak më shumë se 11 milionë euro në mënyrë që ai të largohet i lirë nga ‘Old Trafford’ duke mos menduar për asnjë ofertë.
Lojtari ka edhe dy vite nga kontrata e tij. Mbetet të shihet nëse do ketë ndonjë ekip që interesohet për anglezin.
/Shqip.com