Sport Ndërkombëtar

“Magjistarit kolumbian i është zbehur magjia”

James Rodriguez

Një kolumbian zbarkoi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2014.

James Rodriguez – ishte emri pas të cilit vrapuan shumë skaudra të mëdha evropiane, por “los blancos” e “rrëmbyen”.

Madrilienët nuk nguruan të paguajnë 80 milionë euro për majtakun – që paraprakishte e mahniti botën e futbollit me paraqitjet e tij në Kupën e Botës “Brazili 2014”.

Por, ani pse e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, pritshmëritë që tifozët kishin për të – nuk i plotësoi asnjëherë.

Dy vite ishte në huazim te Bayern Munchen – ku e fitoi dy herë Bundesligën, u kthye përsëri më Madird – ama nuk arriti të jetë startues.

Në vitin 2020 e pranoi një telefonatë nga Carlo Ancelotti dhe u bashkua me të në Everton.

Edhe në Angli – ai u konsiderua si “blerje e madhe” – por u largua pas vetëm një viti.

Ai vendosi që të “vraponte pas parasë” duke u transferuar në Katar – në moshën 30 vjeçare – lëvizje që i dëshpëroi shumë tifozë e “The Toofes”.

Teksa – së fundmi është bashkuar me Olympiacos – duke shënuar një rënie drastike në karrierë.

Rodriguez – nuk do të luaj as në Kupën e Botës – sepse Kolumbia nuk ia doli ta siguronte një biletë për në “Katari 2022”./Shqip.com