Sport Ndërkombëtar

“Magjistarit i ka humbur shkopi”

Fabregas

Dikur konsiderohej si një nga më të mirët në botë – në pozitën e tij.

Por, në moshën 35 vjeçari do e bëjë një hap larg nga nivelet më të larta të futbollit.

Cesc Fabregas – do të transferohet te Como, skuadër që garon në Serie B.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Como ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Cesc Fabregas. Skuadra e divizionit të dytë italian tani është vendosur të përfundojë marrëveshjen me kontratë dyvjeçare.

Fabregas, pritet të fluturojë në Itali në gusht për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe të nënshkruajë deri në qershor 2024”, ka shkruar Romano.

Gjeniu i mesfushës ka një karrierë të pasur – si në nivel ekipi ashtu edhe me kombëtare.

Ai është fitues i La Ligës, Premierligës, Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

Teksa, është edhe asistuesi i dytë më i mirë në historinë e elitës së futbollit anglez, me 111 sosh.

Së fundmi – Cesc ishte pjesë e Monacos./Shqip.com