Sport Ndërkombëtar

“Magjistari” që po mahnitë fansat në “Teatrin e Ëndrrave”

Bruno Fernandes në formë jetësore

Përkundër faktit që në “Teatrin e Ëndrrave” është rikthyer Cristiano Ronaldo dhe vëmendja kryesore është te ai, kjo nuk po e zbehë shkëlqimin e Bruno Fernandes.

Mesfushori portugez që nga ardhja e tij në Angli është një nga futbollistët më të mirë të ekipit dhe ka qenë i përfshirë direkt në 50 gola në Premierligë, shkruan Shqip.com.

Në 58 ndeshje të zhvilluara, Fernandes ka shënuar 30 gola, ndërsa ka regjistruar edhe 20 asistime duke i dhënë një “vulë” formës së tij.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "PREMIER LEAGUE GOAL INVOLVEMENTS 30 GOALS 20 ASSISTS KOH"

27 vjeçari ka debutuar në ishull, në shkurt të vitit 2020 dhe që nga atëherë as një futbollist nuk ka statsistika më të mira se ai në ishull.

Se çfarë besimi të madh ka Ole Gun Solskjaer në të, e tregon edhe fakti që Bruno po vazhdon të jetë ekzektuesi i parë i penaltive edhe pas ardhjes së Ronaldos.

Për të siguruar shërbimet e tij, “Djajtë e Kuq” i kishin paguar 80 milionë euro Sportingut të Lisbonës./Shqip.com