Sport Ndërkombëtar

“Magjistari” që po e sfidon moshën

Luka Modric

Mosha po ndihet inferiore ndaj Luka Modric, ani pse numri 37 – shumë futbollistë i gjen larg nga fusha e gjelbër.

Mesfushori i “mbretërve” e ka udhëhequr Kroacinë drejtë kualifikimit për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Shqip.com.

Modric ka qenë lider i kroatëve në këto kualifikime, në të cilat ka zhvilluar tetë ndeshje nga gjithsej dhjetë.

Në këtë takim ai ka kontribuar me dy asistime, ndërsa e ka tundur rrjetën tre herë.

Përvoja e tij në mesfushë dhe gjendja akoma e mirë fizike, janë dy nga faktorët që po e mbajnë ende kapitenin e Kroacisë në nivelet më të larta të futbollit.

Formë të mirë po kalon edhe te Real Madrid, ani pse konkurenca është e ashpër në atë repart.

Ndër paraqitjet më të mira në këtë sezonë, ka qenë ajo në “El Classico”, ishte më ndër më meritorët për fitoren e “galaktikëve” ndaj Barces.

Katër paraqitje ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve, por aty nuk ka arritur që të asistojë apo të gjejë rrugën për te goli.

Luka kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2012, ndërsa për kartonin e tij, Real Madrid i kishte paguar Tottenhamit, një shumë rreth 35 milionë eruosh./Shqip.com

/Shqip.com