Sport Ndërkombëtar

“Magjistari i vogël” u kthye në ishull

Philippe Coutinho

Në Liverpool e kishte fituar nofkën “magjistari i vogël”, por në “Camp Nou” nuk dhuroi magji.

Për të, Barcelona pagoi 150 milionë euro, por shumë ndeshje i shikoi nga stoli.

Karriera e Philippe Coutinhos tashmë ka marrë një kahje tjetër. Ai është bërë pjesë e Aston Villas – si huazim gjashtëmujor.

Në këtë skuadër, ai do të takohet me bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Steven Gerrard, i cili tashmë është trajner i Villas.

Coutinho nuk po merrte minutazh nën urdhërat e Xavi Hernandez, dhe largimi i tij ishte i pritshëm.

Kjo periudhë e vështirë e 29 vjeçarit – ka bërë që ai të humbas pozitën e titullarit në kombëtaren e Brazilit – tash e një kohë.

Braziliani është transferi më i shtrenjtë në historinë e klubit katalunas, por performancat e tij kanë qenë larg nga ajo që pritej.

Aston Villa and Barcelona in talks over Philippe Coutinho loan for  midfielder to reunite with Steven Gerrard - reports - Eurosport
Philippe Coutinho

Ndërsa, një lëndim që pësoi vitin e kaluar e kishte lënë jashtë fushës së gjelbër për gati thuajse tërë sezonën  dhe gjërat u vështirësuan edhe më shumë për të.

Në këtë sezonë ai ka zhvilluar 16-të paraqitje – në total, teksa ka shënuar vetëm dy gola.

Sipas “Transfermarket”, vlera e tij në tregun e transferimeve llogaritet të jetë vetëm 18 milionë euro – një rënie drastike nga e kaluara./Shqip.com