Sport Ndërkombëtar

“Magjistari i vogël” nuk është në planet e Xavit

Riqui Puig

“Magjistari i vogël” nuk është në planet e Xavi Hernandez dhe duhet të largohet nga “Camp Nou”.

Riqui Puig – tashmë 22 vjeçar është në prag të largimit nga Barcelona, teksa interesim për shërbimet e tij kanë shprehur disa skuadra nga Serie A.

Puig zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.

Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri i “prishën” planet.

Kontrata me katalunasit i skadon në vitin 2023.

Mbetet të shihet se çka do të sjellë merkato e verës për mesfushorin spanjoll. /Shqip.com