Sport Ndërkombëtar

“Magjistari i vogël” fitues i “Kopa Trophy”

Pedri Gonzales

Në “Camp Nou” erdhi pa shumë bujë, por koha e tregoi vlerën e tij të madhe.

Pedri Gonzales ka fituar “Kopa Trophy”, çmim ky që jepet për futbollistin më të mirë nën moshën 21 vjeçare.

Ai ishte bërë pjesë e Barcelonës në vitin 2019, ndërsa për kartonin e tij, katalunasit i kishin paguar Las Palmas një vlerë rreth pesë milionë euro.

Eleganca dhe qetësia janë dy nga elementet që e karekterizojnë “magjistarin e vogël”.

Image
Pedri – gjatë pranimit të çmimit

Pasi e pranoi çmimin, ai tha ndër të tjera se” Leo, dua të falenderoj ty, familjen time, klubin dhe të gjithë njerëzit në Las Palmas”.

Gjatë sezonës së kaluar ai zhvilloi 56 ndeshje me blaugranët, ndërsa ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle në “Euro 2020”.

Madje, ai ishte pjesë e formacionit më të mirë të këtij kompeticioni.

Aktualisht ai është jashtë fushave të gjelbra për shkak të lëndimit, ndërsa pritet të rikthehet në fillim të muajit janar.

Pedri ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa klauzola e lirimit të tij është mbi një miliard euro. /Shqip.com