“Magjistari i vogël” afër transferimit në Amerikë
Publikuar:
(03.08.2022 16:12:41)

Nën urdhërat e Xavi Hernandez – qëndroi në stol.
Hapërsira nuk pati dhe i mbeti një mundësi: Të gjejë një skuadër të re.
Riqui Puig do e vazhdojë karrierën në Amerikë, te La Galaxy.
23 vjeçari ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare – sipas Fabrizo Romanos.
Ai zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.
Ndërsa, shënoi vetëm një gol.
Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.
Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri ia “prishën” planet.
Kontrata me blaugranët i skadon në vitin 2023./Shqip.com