Sport Ndërkombëtar

“Magjia” u kthye në mesfushën e Liverpoolit

Thiago Alcantara

Mungoi në disa ndeshje.

Por, tashmë është rikthyer – dhe me të është rikthyer edhe ndjenja e fitores në “Anfield Road”.

Thiago Alcantara – dhuroi një paraqitje fenomenale – kundër Ajaxit në fitoren 2-1 të Liverpoolit.

31 vjeçari e kontrolloi repartin e mesfushës – duke e treguar edhe një herë klasin e tij dhe “magjinë” që i ka munguar “The Reds”.

Statistikat e spanjollit – flasin më së miri.

Alcantara – u bë pjesë e Liverpoolit më sezonin 2020/2021 – dhe është shndrruar në një nga futbollistët më të mirë të skuadrës.

body manipulation. His touches are extremely smooth and is very agile to the point where it seems he changes direction effortlessly with the ball. Such a wicked artist.

Ai ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2024, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.

Thiago ka një karrierë të pasur – pasi ndër të tjera e ka fituar Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe La Ligën./Shqip.com