“Magjia” rikthehet në stërvitjet e Liverpoolit
Publikuar:
(06.09.2022 17:24:08)

Magjia ishte zbehur në mesfushën e Liverpoolit.
Arsyeja: Thiago Alcantara ishte i lënduar.
Por, kjo ka mbetur pjesë e të kaluarës – pasi mesfushori spanjoll është kthyer në stërvitje.
Alcantara ka lënë lëndimin prapa krahëve dhe pritet të jetë i gatshëm për xhiron e shtatë të Premierligës.
31 vjeçari – është jashtë fushës së gjelbër që nga java e parë – duke lënë hapësira të mëdha në atë pozitë.
Thiago – tashmë e ka edhe një partner të ri në mesfushë – sepse “The Reds” e kanë transferuar Arthur Melon.
Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp – renditet në pozitën e shtatë në tabelë, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara./Shqip.com