Magjia po rikthehet në “Anfield Road”

Lajme të mira kanë arritur në “Anfield Road”.
Naby Keita do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme që Liverpooli e zhvillon kundër Brighton & Hove Albion, shkruan Shqip.com.
Këtë njoftim e ka bërë vetë – klubi anglez përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ndërsa e ka konfirmuar edhe Jurgen Kloopp.
“Naby Keita duket mirë; të gjithë ishim të befasuar, por ai ishte padyshim me fat kështu që mendoj se do të jetë gati”, u shpreh trajneri gjerman.

Në stërvitje është rikthyer edhe Thiago Alcantara, “magjia” e të cilit është duke munguar në mesfushë.
30 vjeçari, ka stërvitur për herë të parë me ekip dje, por nuk është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Për Alcantara-n, Klop tha se “Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë me të, por ai është më afër se sa ishte javën e kaluar, shumë më afër. Tani duhet të shohim se çfarë të bëjmë me këtë”.

Rikthimi i këtyre dy futbollistëve do shtojë opsionet në mesfushë, ndërsa do të jetë një mundësi e mirë për Kloppin që të bëjë rrotacione në formacion.
Aktualisht, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë në tabelë, me 21 pikë, një më pak se Chelsea që është lidere në ishull./Shqip.com