Magath: Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova, aty ka njerëz të përkushtuar

U përfol se do të jetë trajner i ri i Kosovës, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Felix Magath – ka dhënë një intervistë për “kicker”, ai ka treguar se është kotaktuar nga Kosova – teksa nuk ka kursyer lavdatat për ta.
“Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Aty ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë. Unë i di kufijtë e mi edhe si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat” , tha Magath.

Ai po ashtu shtoi se kam pasur pyetje të ndryshme. Por unë duhet të bëj një punë. Do të pranoj sërish një punë si trajner”.
Herën e fundit kur e drejtoi një skuadër ishte në sezonin 2016-2017, kur bashkëpunoi me Shandong Taishan F.C, skuadër e cila garon në Superligën e Kinës.
Dardanët janë pa trajner qysh nga 13 tetori i vitit 2021.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte deklaruar se brenda javës së kaluar do të zgjidhej trajneri i ri, por diçka e tillë nuk ndodhi. /Shqip.com