Rozë

Maestro tregon sa paguhet nga puna që bënë, shumë e habitëshme

Maestro ka një javë që është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Ai në “Më lërë të flas” ka zbuluar se paguhet 1.2 milionë lekë të vjetra.

“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro.

Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.

“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai.

/Shqip.com