Rozë

Maestro tregon emrin e banorit që nuk do ta takojë pasi të mbarojë Big Brother

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri ka disa javë që është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Ai ishte në nominim me Luizin dhe Kristin, më që rast ka rezultuar me pak I votuar.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ai i është përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve pikante në lidhje me eksperiencën e tij në shtëpi dhe si po e shikon tashmë lojën jashtë saj.

“Nuk po e shoh fare “Big-un”, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”, u shpreh Maestro.

I pyetur se cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia, Armaldo tha: 99.9 është Kristi.

/Shqip.com