Kulturë

Maestro Peter Donohoe, mban koncerte në Prishtinë e Tiranë  

Mjeshtri i pianos, Peter Donohoe
Mjeshtri i pianos, Peter Donohoe

Koncerti i mbrëmshëm i Filarmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Chopin Piano FEST, ishte një triumf absolut, falë talentit të jashtëzakonshëm të maestros Peter Donohoe, dirigjentit Robert Guy, dhe muzikantëve të orkestrës vendase.

Peter Donohoe është pianist me famë botërore dhe kjo ishte performanca e tij e parë në skenën kosovare. Emocionet ishin të dukshme teksa ai me dirigjentin dolën së bashku në skenë.

“Performanca e Koncertit nr. 3 të Rachmaninoff ishte një kryevepër e vërtetë, e cila rrëmbeu zemrat e të gjithë atyre që ishin të pranishëm”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës.

Sonte në mbrëmje Peter Donohoe do të sjellë një repertor të veçantë për kënaqësinë e artdashësve në Tiranë.

“Chopin Fest Tirana” në bashkëpunim me Chopin Piano Fest Prishtina, do ta sjellin maestron në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

/Shqip.com