Sport Ndërkombëtar

Madrid është gati për transfere të mëdha

FOTO: GettyImages
FOTO: GettyImages

Gjganti spanjoll Real Madridi nuk e ka ndërmend të fokusohet vetëm tek Kylian Mbappe, për ta transferuar atë nga Paris Saint-Germaini.

Në fakt, “Los Blancos” thuhet se ua kanë mësyrë tre lojtarëve, te të cilët mund t’i përdorin paratë që është dashur t’i paguanin veç për sulmuesin francez.

Mediumi spanjoll “Fichajes” raporton se kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror e ka bërë gati një shumë të majme për ta transferuar një treshe të frikshme në “Santiago Bernabeu”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, bëhet fjalë për lojtarët Khvicha Kvaratskheila, Jude Bellingham e Joao Cancelo, për të cilët “Mbretërit e Spanjës” i kanë bërë gati 300 milionë euro.

/Shqip.com