Rozë Ndërkombëtar

Madonna rikthehet fuqishëm në rrjetet sociale

Madonna
Madonna

Madonna ka shpërndarë foto për herë të parë pasi u shtrua në spital në fund të muajit të kaluar për shkak të një “infeksioni serioz bakterial”.

Të martën, këngëtarja 64-vjeçare e “Vogue” ka ndarë një sërë ‘selfie’ me fansat e saj në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Madonna shfaqet me një buzëqeshje të qetë në fytyrën e saj teksa përqafon një buqetë të madhe me trëndafila rozë.

“Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime. Faleminderit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ajo gjithashtu postoi dy ‘selfie’ të njëpasnjëshme në InstaStory, ku mban një pellush ngjyrë vjollce.

Pas shtrimit në spital, këngëtarja e “Frozen” foli për herë të parë në Instagram më 10 korrik – duke falënderuar fansat për “energjinë pozitive, lutjet dhe inkurajimin”.

“Kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën e rikuperimit dhe tepër mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time”, shkroi ajo mes tjerash.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar në të njëjtën ditë, Live Nation “konfirmoi se pjesa e parë e Turneut Celebration në Amerikën e Veriut për fat të keq është shtyrë. Datat e riplanifikuara do të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Fansat inkurajohen të mbajnë biletat e tyre ashtu siç do të jenë e vlefshme për datat e reja sapo të shpallen”.

/Shqip.com