Rozë Ndërkombëtar

Madonna nis një lidhje të re me një boksier 39 vite më të ri në moshë

Madonna ka nisur një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga modeli, Andreë Darnell.

Sipas Daily Mail, ajo është në lidhje me boksierin 29-vjeçar Josh Popper, i cili ka trajnuar një nga fëmijët e saj në palestrën Bredëinners në New York City.

Këngëtarja u pa duke u përqafuar me partnerin e saj në një seri fotografish të shpërndara në Instagram në fillim të këtij muaji.

Foto nga Daily Mail

Me nuanca të errëta dhe me të njëjtën pallto të zezë mëndafshi të gjatë deri në dysheme që veshi në festën pas ceremonisë së çmimeve ‘Grammy Aëards’ në fillim të shkurtit, Madonna mund të shihet duke shtypur buzët e saj pas shpatullës së Popperit dhe duke shtrënguar krahun e djathtë të tij të fryrë, ndërsa ai bën një grusht në palestër.

Fotografitë u shpërndanë vetëm disa ditë pasi Madonna u kritikua për paraqitjen e saj ‘Grammy Aëards 2023’, ku shumë komentues thanë se ajo dukej gati e panjohur nga ndërhyrjet në fytyrën e saj.

/Shqip.com