Teknologji

Macron takohet me Musk, pak orë pasi kishte kritikuar përmbajtjen e rrjeteve sociale

Një ditë pasi kishte shprehur shqetësimin për përmbajtjen e rrjeteve sociale dhe nevojës për të monitoruar më shumë, presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim me pronarin e rrjetit social Twitter, Elon Musk.

Macron përmes një cicërime, ka shkruar se me Musk ka zhvilluar një bisedë e qartë dhe të sinqertë.

“Një politikë transparente ndaj përdoruesve, një forcim i konsiderueshëm i kontrollit të përmbajtjes dhe mbrojtja e lirisë së fjalës – këto janë gjërat që Twitter duhet të përmbushë në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret evropiane”, shkroi Macron në Twitter.

Udhëheqësi i Francës, është duke qëndruar për vizitë në SHBA dhe në një intervistë për emisioniin “Mirëmëngjesi Amerikë”, ka theksuar se duhet të ketë përgjegjësi dhe kufij për lirinë e fjalës.

Kujtojmë, se para disa ditësh, Musk kishte thënë se do të riaktivizohen llogaritë e çaktivizuara që ishin mbyllur nga menaxhmenti i kaluar, me kusht që përdoruesit të mos shkelin ligjin.

Në tetor të këtij viti, Musk e ka blerë Twitterin, për 44 miliardë dollarë.

/Shqip.com