Lajme

Macron i kërkoi Putinit të tërheq ushtrinë nga centrali bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përsëriti kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia.

Këtë kërkesë, Macron e bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Një ushtar rus qëndron roje jashtë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia /Marrë nga BBC

Presidenti francez “theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e NPP Zaporizhzhia. Ai u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës”, tha Elysee.

Zaporizhzhia është vendi i centralit bërthamor më të madh në Evropë, dhe objekti ndodhet në vijën e zjarrit midis pushtuesve rusë dhe forcave ukrainase./Shqip.com