Rozë

“Ma vodhën veturën me revole në kokë”, banorja e BBVA rrëfen tmerrin

Banorja e Big Brother Vip Albania, Ermiona gjatë një bisede me Evën ka treguar se si iu është vjedhur makina e saj duke e kërcënuar edhe me armë sa ishte në Shqipëri.

Ermiona si një vajzë që ka jetuar në disa vende të botës thotë se kjo gjë nuk i kishte ndodhur as në Amerikë e as në Itali, por në  vendin e saj.

“Nuk kam pasur probleme as në Amerikë e as në Itali, por këtu në vendin tim, me dy revole në kokë të më vjedhin makinën. Femër… ky është pra shqiptari”, tha Ermiona.

Ermiona thotë se kjo gjë i kishte lënë trauma dhe ishte vetëm 25-vjeç kur i ndodhi.

“Mua kjo më ka lënë traumë dhe isha vetëm 25-vjeçë. Mund të ketë qenë viti 2014 ose 2015”.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te drejtoria e policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.

/Shqip.com