Sport Ndërkombëtar

Lyoni synon ta fillojë kampionatin me fitore

Olympique Lyonnais

Olympique Lyonnais e kërkon ta nisë kampionatin – në Ligue 1 me fitore.

Por, për ta arritur këtë – duhet të triumfojë ndaj AC Ajaccio – skuadër e cila është rikthyer në elitën e futbollit francez.

Favorit në letër është Lyoni, por mbetet të shihet se çka do të ndodhë në fushën e gjelbër.

Ekipi me traditë të madhe – synon që në këtë kampionat të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, sepse sezonin e kaluar e mbylli në vendin e shtatë.

Ky takim zhvillohet në “Groupama Stadium” , me fillim nga ora 21:00.