Sport Ndërkombëtar

Lyoni – në formë të jashtëzakonshme

Momente nga ndeshja

Lyoni po shkëlqen – në Ligue 1.

Skuadra me traditë të madhe ka triumfuar 5-0 ndaj Angers për të dëshmuar edhe një herë – formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Golat në këtë takim u shënuan nga Ekambi 2x, Lacazette dhe Lukeba.

https://twitter.com/OL/status/1566138966272868352?s=20&t=KjUGxEKtm_eELn102MaO5w

Me këtë trepikësh, ekipi i udhëhequr nga Peter Bosz renditet në pozitën e tretë në tabelë – me 13-të pikë të grumbulluara.

Njëjtë sa ka edhe Paris Saint Germain që është një pozitë më lartë dhe tri më pak se Marseille prin në tabelë – por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në total – Lyoni ka arkëtuar katër fitore, ka barazuar një herë – teksa nuk është njoftuar ende me humbje.

Në xhiron e ardhshme – “Les Gones” do të kërkojnë fitoren në udhëtim te Lorinet, teksa më pas i shkon Monacos dhe e pret PSG-në./Shqip.com