Sport Ndërkombëtar

Lyon-PSG – kryendeshja e javës në Francë

Photo credits: TFA

“Groupama Stadium” është impianti ku do të jetë vëmendja e tifozëve të futbollit francez – sonte.

Olympique Lyonnais do të takohet me Paris Saint Germain – me fillim nga ora 20-45.

Favoritë në letër pa asnjë dyshim janë mysafirët.

Skuadra nga Parisi ka arkëtuar gjashtë fitore dhe vetëm një barazim – në gjashtë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon.

Me 19-të pikë të grumbulluara – PSG-ja gjendet në pozitën e dytë – pasi Marsielle ka një pikë më shumë – me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Futbollisti më në formë te kampionët e Ligue 1 – është Neymar Jr – që ka regjistruar tetë gola dhe gjashtë asistime.

Në anën tjetër – Lyoni gjendet në pozitën e gjashtë – me 13-të pikë në total.

Lojtari më i dalluar te kye kip ka qenë Alexandre Lacazette – i cili ka relizuar katër gola – dhe ka asistuar një herë.

Në katër përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave – PSG-ja ka triumfuar tri herë, ndërsa një ndeshje ka mbaruar me barazim./Shqip.com