Lajme

LVV shënon 18-vjetorin e themelimit

Kryeministri, Albin Kurti
Kryeministri, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar 18-vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë festive, ka marrë pjesë edhe kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti si dhe pjesëtarë e aktivistë të partisë.

“Festimi i 18 vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja jonë sot i mbushi 18 vjet. Jemi rritur dhe po vazhdojmë të shënojmë suksese”, thuhet në një njoftim të shkurtër të VV-së.

Gjithashtu, tutje thuhet se e gjithë kjo është arritur falë punës së vazhdueshme e të palodhur të aktivistëve dhe anëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Jemi ende të rinj, puna jonë nuk ka përfunduar dhe kemi shumë punë përpara”, thuhet në fund.

/Shqip.com