Lajme

LVV-ja diskutojnë për dhunën që po ushtrohet kohëve të fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot takim me Qendrat e partisë.

Sipas, njoftimit në këtë takim është folur për sigurinë dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Në këtë mbledhje u fol edhe për sigurinë në vend, për ngjarjet e rënda, dhunën që kemi parë të ushtrohet kohën e fundit dhe për reagimin e shpejtë, profesional dhe efikas të organeve të rendit karshi tyre duke i zënë kriminelët për t’i vënë para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Temë e takimit ishte edhe zgjerimi i partisë dhe strukturave.

” Te çështjet organizative u fol për punën që po bëhet nëpër qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në formimin e pikave, zgjerimin e anëtarësisë, dhe në veçanti për dy organizatat tona GVV dhe RVV të cilat kanë konsoliduar strukturat e tyre dhe tashmë po zhvillojnë aktivitete të shumta. Koncentrimi i organizatës në nivel lokal është qendror dhe duhet intensifikuar edhe më shumë prej aty ku jemi në qeverisje e deri aty ku jemi opozitë, si alternativa e vërtetë, si alternativa e duhur qeverisëse, u tha në këtë mbledhje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, deputetja, Tinka Kurti, Kryetarët/et e qendrave, dhe kryetaret/ët e GVV-së dhe RVV-së. Në këtë takim u fol për situatën politike në vend dhe për çështje organizative.

Në lidhje me situatën politike në vend u ritheksuan të arriturat e qeverisjes tonë dhe miratimi i buxhetit për vitin 2024 që njëherit është buxheti më i lartë i miratuar ndonjëherë në vlerë prej 3.3 miliardë euro. Pavarësisht sfidave të mëdha globale, pandemisë, luftës në Ukrainë, qeverisja jonë ka arritur të shtojë 1 miliardë euro në buxhetin e vendit për vetëm 2 vjet e gjysmë qeverisje. Krahas rritjes së të hyrave tatimore në shifra rekord, që pritet të rriten edhe më tej më 2024, edhe investimet kapitale do të ngriten në 859 milionë euro. Buxheti për 2024 do të përfshijë investime të mëdha në ekonomi, mbështetje të bizneseve, mbështetje të punësimit, vazhdim të mbështetjes për pjesët më të ndjeshme të shoqërisë tonë, dhe komunat do të kenë mbështetje rekord me buxhet.

Në këtë mbledhje u fol edhe për sigurinë në vend, për ngjarjet e rënda, dhunën që kemi parë të ushtrohet kohën e fundit dhe për reagimin e shpejtë, profesional dhe efikas të organeve të rendit karshi tyre duke i zënë kriminelët për t’i vënë para drejtësisë.

Te çështjet organizative u fol për punën që po bëhet nëpër qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në formimin e pikave, zgjerimin e anëtarësisë, dhe në veçanti për dy organizatat tona GVV dhe RVV të cilat kanë konsoliduar strukturat e tyre dhe tashmë po zhvillojnë aktivitete të shumta. Koncentrimi i organizatës në nivel lokal është qendror dhe duhet intensifikuar edhe më shumë prej aty ku jemi në qeverisje e deri aty ku jemi opozitë, si alternativa e vërtetë, si alternativa e duhur qeverisëse, u tha në këtë mbledhje.

/Shqip.com