Lajme

LVV e AKR lidhin koalicion parazgjedhor në Komunën e Kamenicës

Lëvizja Vetëvendosje - Aleanca Kosova e Re

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë lidhur koalicion parazgjedhor në komunën e Dardanës, e njohur si Kamenicë, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Shqip.com.

Kjo marrëveshje është arritur së fundmi midis dy degëve të këtyre partive në këtë komunë.

Kjo marrëveshje e lidhur midis LVV-së e AKR-së, nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune I propozuar nga LVV, Kadri Rahimaj, por që partitë në garën për Kuvendin Komunal garojnë në lista të ndara, si dy subjekte të pavarura.

Kryetar i kësaj komune është Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate, i cili në zgjedhjet e vitit 2017 fitoi garën si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. /Shqip.com