Kulturë

Lutfiu vjen me librin “Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi…”

Skender Lutfiu ka botuar monografinë “Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi në sfondin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë 1918-1939”, botuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë.

Në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë objektive trajtimi i çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në periudhën ndërmjet Dy Luftërave Botërore.

Mbi bazën e burimeve të shumëllojshme, autori ka zbërthyer në imtësi çështje mjaftë komplekse si:

Raportet diplomatike shqiptaro-jugosllave;

Përpjekjet e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera etnike për të avancuar të drejtat e tyre në kuadër të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, respektivisht Mbretërisë së Jugosllavisë;

Veprimtarinë e Komitetit të Kosovës, Lëvizjes së armatosur guerile (Levizjes Kaçake) dhe Xhemijetit;

Përpjekjet diplomatike të Tiranës zyrtare që në marrëdhëniet dypalëshe në tryezën e diskutimeve të hedhnin: çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Pasqyrimi në plotni i veprimtarisë̈ diplomatike në periudhën e sipërshënuar i personaliteteve kryesore të skenës politike shqiptare, si: Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës, Fan Nolit etj.

/Shqip.com