Lajme

Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Mërgim Lushtaku, pas përleshjeve në Kuvend tha se reagimi i tij ka qenë kundër Milan Radojçiqit dhe “argatëve të tij”.

“Reagimi im ishte kundër Radoičićit dhe argatëve te tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Në seancën e të enjtes, në Kuvend u përleshen deputetë të PDK-së me ministra e deputetë të LVV-së.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

/Shqip.com