Lajme

Lushtaku: Kjo qeveri e turpit ka shumë antipati ndaj UÇK-së

Sami Lushtaku
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti lidhur me shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodra.

“I turpshëm e skandaloz lajmi se është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, njëri prej themeluesve të UÇK-së, pjesëtar i grupit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtar i dalluar i UÇK-së, Gjenerali Fadil Kodra”, ka shkruar Lushtaku.

Sipas Lushtakut kjo qeveri e turpit ka shumë antipati ndaj UÇK-së.

“Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit”, ka thënë më tutje Lushtaku.

Duket që ka ardhur koha e pro serbeve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës, ka thënë më tutje Lushtaku./Shqip.com