Sport Shqiptar

Lushtaku dëshiron largimin nga Drenica: Disa pjesëtarë të stafit nuk janë paguar qe pesë muaj

Problemet financiare te Drenica nuk kanë të ndalur.

Që nga përfundimi i stinorit skuadra e futbollit po përballet me vështirësi të shumta, derisa disa pjesëtarë të stafit kanë tash e pesë muaj që nuk paguhen.

Trajneri i klubit, Tahir Lushtaku, për Shqip.com e ka paralajmëruar largimin nga klubi në ditët në vazhdim.

“Krizës ka kapluar klubin një krizë financiare. Nuk ka të bëjë me situatën time personale që kam probleme. Unë sot jam takuar me presidentin dhe e kam lajmëruar që do të dal edhe zyrtarisht nga klubi. Tani ka mbetur vetëm të bëhet zyrtar edhe lajmi dhe kjo do të ndodh në ditët në vazhdim”.

May be an image of 9 people, people playing football, people standing and outdoors

Ai tutje shtoi se problemet e Drenicës janë shumë të mëdha dhe nuk e mendon vazhdimin te klubi.

“Dihet që ka shumë borxhe të mëdha të akumuluar. Nëse flasim për pjesën e stafit dhe të lojtarëve ne jemi me pesë paga minus, por te futbollistat ka edhe paga më të vjetra që nuk i kanë marr, bash saktësisht nuk e di, por nuk është problemi vetëm tek pagat, por problemi është më i madh. Sikur të ishte vetëm pjesa e pagës unë nuk kisha diskutuar, por problemi është më i rëndë”.

Drenica, pavarësisht problemeve të shumta arriti të mbijetojë në Superligën e Kosovës, pasi u rendit e gjashta me 50 pikë.

Skuadra e Lushtakut arriti që në 36 ndeshje të marr 14 fitore, tetë, barazime dhe 14 humbje./Shqip.com