Lajme

Lushtaku: Javën tjetër pritet të ketë interpelancë për takimin Kurti- Vuçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se javën tjetër pritet që si grup parlamentar të dërgojnë kërkesën për interpelancë lidhur me takim Kurti- Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lushtaku në një përgjigje për Shqip.com

‘’Besoj që javën e ardhshme do të dorëzojmë kërkesë për interpelancë lidhur me takimin midis Kurtit dhe Vuçiqit’’ ka thënë Lushtaku për Shqip.com

Po ashtu Lushtaku ka thënë se takimi midis Kurtit dhe Vuçiq ka qenë një takim hipokrizie, dhe me këtë takim Kurti ka thyer parimet e tij’’ ka thënë Lushtaku.

Sipas Lushtakut, Kurti ka shkuar në bisedimi pa kërkim falje të cilët e ka përsëritur disa herë si parim./Shqip.com